Flash News

KRYESORE

Përplasje në Komisionin e Sigurisë, Luan Rama braktis mbledhjen: Jemi të detyruar të ndjekim rrugë tjetër për zbardhjen e skandalit

Përplasje në Komisionin e Sigurisë, Luan Rama braktis mbledhjen:

Në mbledhjen e Komisionit të Ssigurisë ka patur debate të shumta mes deputetëve të opozitës dhe qeverisë. Luan Rama, pasi braktisi komisionin, në një deklaratë për median është shprehur se do e çojë deri në fund zbardhjen skandalit të radarëve.

“Me shumë sportivitet dhe me dëshirë për të zbardhur skandalin e radarëve, por edhe me vullnetin e mirë që komisioni të ushtrojë kontrollin civil, bëra propozim në komision që të përfshihet në rendin e ditës një seancë dëgjimore me titullarët e institucioneve përgjegjëse, me ne krye kreun e Policisë së Shtetit, Kryetarin e Kontrollit të Shtetin, kreun e Forcave të Armatosura. Janë cënuar standardet e sigurisë kombëtare.

U gjet një pretekst ligjor që kërkesa duhet përgatitur me shkrim, ndërsa neni 33 thotë që kur kryesia e komisionit është dakord, kjo çështje mund të përfshihet në rendin e ditës. Kundër propozimit tim për të garantuar transparencën sesi janë përdorur fondet publike.

Kjo dëshmon papërgjegjshmëri, për të ushtruar atributet e komisionit dhe kuvendit. Aty nuk u la kohë të shpreheshin deputetët e opozitës. Jemi të detyruar të ndjekim të gjithë rrugët institucionale që na lejon rregullorja e Kuvendit. Në kushtet kur mungesa e fleksibilitetit është bërë jo transparente, është e pavlerë të qëndrosh në atë komision. Une dhe LSI jemi të vendosur për të zbardhur deri në një të vërtetën e sistemit të radarëve, që janë fikur apo komanduar nga grupet e trafikantëve të drogës”, u shpreh Luan Rama.

 

 

Të fundit