Flash News

KRYESORE

Përplasje në qeverinë e Serbisë për shkak të Kosovës

Përplasje në qeverinë e Serbisë për shkak të

Në qeverinë e Serbisë ka përplasje për shkak të qëndrimit kundrejt Kosovës. Një debat i ashpër ka nisur mes kryeministres serbe, Ana Bërnabiç, dhe ministrit pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviç. Ky i fundit është kryetar i Partisë Popullore Serbe dhe tha të shtunën se marrëveshja e Brukselit është e vdekur dhe se nuk ka integrim evropian për Serbinë.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministres Bërnabiç. Sipas “Kurir”, Bërnabiç ka thënë se çdo ministër është i detyruar të zbatojë politikën e pranuar dhe kush nuk është në gjendje ta bëjë këtë, është i lirë të largohet nga qeveria, transmeton lajmi.net.

“Pas të gjitha mesazheve, që javët e fundit, i kemi marrë nga vendet perëndimore – ‘farsës me terroristin Ramush Haradinaj para të ashtuquajturës Gjykatë Speciale’, gjykimeve të reja që ne jemi një popull gjenocidial, arrestimit të serbëve dhe sulmeve në territorin tonë shtetëror në Kosovë,  është e qartë se më nuk ka integrim evropian dhe se marrëveshja e Brukselit është e vdekur”, tha Popoviç.

Kryeministrja Brnabiç e kritikoi për këtë qëndrim.

“Popoviç mund të japë deklarata të tilla si kryetar i partisë së tij, por jo në emër të qeverisë. Çdo ministër është i detyruar të zbatojë politikën e përbashkët dhe të dakorduar, kurse ata që nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, janë të lirë të largohen”.

Sipas mediave serbe, konflikti mund të shkojë deri në shkarkimin e ministrit nëse ai vazhdon që të mos mbajë të njëjtin qëndrim si edhe ekzekutivi.

Të fundit