Flash News

KRYESORE

Përplasje për Butrintin në komision, Vokshi: Godina duhet të shembet. Reagon Kumbaro: Si guxoni ju?!

Përplasje për Butrintin në komision, Vokshi: Godina duhet të

Diskutimi i gjatë për çështjen e ndërtimit në Butrint, në Komisionin e Medias, ka devijuar në acarime e debate me tone të larta.

Vokshi është shprehur e prerë teksa shprehet se ,“Godina në Butrin duhet të shembet”.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kumbaros, e cila i është drejtuar Vokshit me tone të larta, “Si guuxoni ju ta thoni këtë gjë? Që ju thoni se duhet shembur, unë nuk do guxoja kurrë ta thoja diçka të tillë. Sepse as ju, as unë dhe as Kryeministri nuk ka të drejtën të bëjë një deklaratë të tillë. Këto janë vendime kolegjale të Këshillit Kombëtar.  Unë po jua fal padinë. Unë do ju ftoja të gjithëve ju bashkë që të shkonim ta bënim atje këtë mbledhje” është shprehur Kumbaro.

Ndonëse debati qe i gjatë, Kumbaro nuk konfirmoi se ka lejen e UNESCO për ndërtimin e godinës me tulla e beton. Ajo shprehet se bëhet fjalë për një rikonstruksion që është u lejueshëm, dhe jo për një ndërtim nga fillimi.

Të fundit