Flash News

KRYESORE

Përplasje për projektligjin e Akademisë së Shkencave, Fuga: Platforma ime dhe e Gjinushit, diametralisht të kundërta

Përplasje për projektligjin e Akademisë së Shkencave, Fuga:

Sindroma e debatit të politikanëve në parlament ka mbërthyer tashmë dhe akademikët. Në mbledhjen e rradhës nuk është arritur të miratohet projektligji për organizimin e institucionit.

Anëtarët pas katër orë diskutimesh nuk kanë kursyer akuzat dhe ironitë teksa për Artan Fugën, drafti i paraqitur është një shkatërrim i plotë. Ndërsa, Skënder Gjinushi, shprehet se Fuga është një kritik i vetëm madje dhe ndaj organizimit të institucioneve ndërkombëtare.

Në mbyllje të diskutimeve, Artan Fuga, i konsideroi të pa pranueshme propozimet, te cilat sipas tij kalbezojne institucionin e shkencave. “Sipas kryetarit të grupit të punës, z. Skënder Gjinushi keto dy platforma nuk kanë ndonjë dallim të madh dhe janë të integrueshme, kurse mendimi im është se dy platformat janë diametralisht të kundërta. Do modele që i japin forma dhe modele të ndryshme Akademisë”, pohoi Fuga.

Por për Skënder Gjinushin, Fuga është një kritik i vetëm. Madje duke mos kursyer as ironitë duke pohuar se propozimi i Fugës e kthen Shqipërinë në vitin 2007.

“Asnjëherë pretenduesi nuk ka ballafaquar projektin e vet me projektin tonë, pa hyrë në atë që është pak e çuditshme që vetëm një individ të jetë kundër edhe Akademive europiane dhe gjithë akademikëve të tjerë. Ajo çka propozohet nga Fuga është standard shqiptar i eksperimentuar vetëm në 2007 dhe që ka dështuar dhe që nuk përdoret më as për institucione të nivelit të dytë dhe të tretë.

Të fundit