Flash News

KRYESORE

Përplasje përpara Ministrisë së Energjisë në Tiranë, Policia kërkon të mbyllë protestën e naftëtarëve

Përplasje përpara Ministrisë së Energjisë në

Momente tensioni ka përpara Ministrisë së Energjisë në Tiranë, aty ku Policia po tenton të mbyllë me dhunë protestën e naftëtarëve të Ballshit.

Ndonëse naftëtarëve u është premtuar nga ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj se do të marrin nesër rrogat e prapambetura, ata me të drejtë shprehen skeptikë pasi siç theksojnë janë mashtuar disa herë nga kryeministri Edi Rama, ministrat dhe deputetët e PS.

Pas përfundimit të takimit me ministrat, drejtuesit e policisë kanë dhënë urdhër që protestuesit të shpërndahen, por kjo nuk është pranuar prej tyre. Naftëtarët shprehen se do të qëndrojnë përpara Ministrisë deri sa të marrin rrogat.

Video/ Si u mashtruan naftëtarët nga Rama, Braçe, Ruçi dhe Beqiraj për rrogat dhe ‘statusin’; deklaratat në dy vite 

 

Të fundit