All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Përplasje të hidhta ndër vite me Muç Nanon”, Artan Fuga i shkon në studio: Po shkoj të ballafaqohem me të

“Përplasje të hidhta ndër vite me Muç Nanon”,
All - Paragraf - 1

Ndër vite nuk kanë ndarë mendime të njëjta dhe janë përplasur e replikuar vazhdimisht në distancë me njëri- tjetrin.

All - Paragraf - 3

Akademiku i njohur, Artan Fuga, duket se më në fund do të përballet me analistin dhe gazetarin Mustafa Nano, ndërsa ky i fundit e ka ftuar në puntatën e parë të emisionit të tij ‘Provokacja’.

Lajmin e bën vetë të ditur Fuga, ndërsa shkruan: “Ditën e martë, datë 11 shtator 2018, ora 20°°, te ABC NEËS (Tv Klan), jam i ftuar për 30 minuta intervistë, te "Provokacija" e Mustafa Nanos.

Unë nuk ndaj asnjë qendrim të përbashkët, asnjë pikëpamje të njejtë, për çështje publike, me analistin, gazetarin, producentin tv Muç Nano. Madje gjatë viteve nuk na kanë munguar as përplasje të hidhta me njeri tjetrin.

Por, kjo nuk më ndryshon asgjë në simpatinë personale që kam dhe që më bën të pranoj të shkoj në ballafaqim me të.

Duhet përfituar nga cdo hapësirë mediatike për të shpalosur qendrime, ide, parashtrime që i mendoj në të mirë të progresit shqiptar.

Mua më pëlqen që kundërshtarët në ide dhe qendrime t'i shoh drejt e në sy dhe t'ua them të miat sy më sy!

Publiku të gjykojë!

Gjithë të mirat!”.

 

Të fundit