Flash News

KRYESORE

Përplasjet brenda PS-së, Rama u kushtëzua për zgjedhjen e Ministrit të ri të Brendshëm

Përplasjet brenda PS-së, Rama u kushtëzua për zgjedhjen e

Mëngjesin e së shtunës, kryeministrit Edi Rama njoftoi përmes rrjetit social se kishte pranuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Në të njëjtin postim, kreu i qeverisë bënte të ditur edhe emrin e ministrit të ri, Sandër Lleshi, në 5 vitet e fundit këshilltari i tij për sigurinë.

Që prej të shtunës, as Rama dhe as Xhafaj nuk kanë bërë të ditur asnjë arsye për këtë vendim të ish-ministrit, por të dy kanë bërë disa deklarata që në media janë përkthyer si një komunikim në distancë mes tyre.

Fillimisht kryeministri, ku në një takim me të rinj që anëtarësoheshin në PS tha se ‘kush qëllon shtëpinë me gur largohet’, ndërsa Xhafaj në një aktivitet të Veliajt do të fliste për njerëz ‘që marrin një pushtet dhe mendojnë se janë të pushtetshëm’.

Në mungesë të një arsyeje bindëse për largimin e Xhafajt nga kabineti, kanë qarkulluar shumë hipoteza, ku ajo e cila lakohet më fortë është se vendimi erdhi për shkak të përplasjeve të brendshme në Partinë Socialiste.

Ajo që e forcon edhe më shumë këtë tezë, i tha një burim i selisë rozë Politiko.al, është emri i ri që Rama zgjodhi për të qenë në krye të Ministrisë së Brendshme. Për të evituar pikërisht këto përplasje, në një moment të vështirë të qeverisë dhe në prag të zgjedhjeve vendore, kryeministri zgjodhi një emër i cili qëndron jashtë klaneve të krijuara në PS.

Në pozitën e vështirë për të gjetur një emër të gjithëpranuar që do të vinte nga radhët e grupit parlamentar të PS-së, Rama zgjodhi të dërgonte në krye të Ministrisë së Brendshme një figurë me profil të ulët politik. Por jo vetëm kjo, duket se me Sandër Lleshin, Rama do të jetë edhe më afër me Ministrinë më të rëndësishme për të rikuperuar edhe distancën e humbur në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Fatmir Xhafaj./Politiko.al

Të fundit