Flash News

KRYESORE

Përplasjet me policinë në protestën e aktivistëve, reagon Basha: Sjellje prej regjimi

Përplasjet me policinë në protestën e aktivistëve,

Kreu i PD, Lulzim Basha dënon ashpër përplasjet e krijuara sot në sheshin ‘Skënderbej’ mes polikcisë dhe aktivistëve të shoqërisë civile, të cilët protestuan kundër masave të qeverisë gjatë pandemisë.

Sipas Bashës, kjo është një shkelje e të drejtave elementare të njeriut, në mënyrë antikushtetuese, ndaj atyre që protestojnë për të drejtat dhe liritë themelore kushtetuese.

“Dua ta dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë sjellje prej regjimi. Kjo është një shkelje e të drejtave elementare të njeriut. Ky lloj trajtimi që i bëhet në mënyrë antikushtetuese, antiligjore njerëzve që po protestojnë për të drejtat dhe liritë e tyre themelore kushtetuese, nuk ka vend, nuk ka gjasë të ndodhë në një vend që pretendon të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Kjo është një ngjarje tipike për një regjim, i cili edhe shtetin, edhe ekonominë e ka vendosur në funksion të një grushti njerëzish. Protesta e qytetarëve është një liri e patjetërsueshme. Asnjë gjendje e fatkeqësisë natyrore nuk mund të kufizojë të drejtën për të protestuar”, tha Basha.

Të fundit