Flash News

KRYESORE

Përplasjet me policinë, studentët letër ambasadës së SHBA: Angazhimi juaj është urgjent, po na kërcënojnë dhe intimidojnë

Sot në ditën e dytë të ngujimit të studentëve në Fakultetet e Ekonomisë dhe në atë të Juridikut nuk kanë munguar përplasjet fizike me policinë dhe studentët.

Studentët kanë deklaruar nga ana tjetër se ndaj tyre ka patur edhe kërcënimet në forma të ndryshme, apo presionet për të ndërprerë protestën që vijon prej 36 ditësh.

Në këto kushte, studentët kanë përgatitur një letër drejtuar ambasadës amerikane, ku i kërkohet angazhim dhe mbështetje urgjente me qëllim që askush të mos e pengojë protestën e tyre.

Letra është publikuar paraprakisht nga studenti i sociologjisë Klajdi Bello në rrjetet sociale.

Të fundit