Flash News

KRYESORE

Përplasjet në KZAZ, reagon Presidenca: Po mbajmë shënim ata që provokojnë tensione artificiale

Përplasjet në KZAZ, reagon Presidenca: Po mbajmë shënim ata

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të KQZ-së e cila paralajmëroi se ata që do të përpiqen të cenojnë prozesin zgjedhor të 30 Qershorit, do të përndiqen penalisht.

Blushi thotë se Presidenti po mban shënim çdo person që shkel ligjin.

Reagim i zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi

Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë. Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Të fundit