Flash News


KRYESORE

Përplasjet në protestë, Lleshaj: Shteti duhet ta përdorë dhunën nën mënyrë të ligjshme

Përplasjet në protestë, Lleshaj: Shteti duhet ta

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar sërish përplasjen mes policisë dhe protestuesve në protestën e 17 majit pas shembjes së teatrit.

Sipas ministrit, policia ushtron urdhrat nga ligji dhe se Shteti duhet ta përdorë dhunën nën mënyrë të ligjshme.

“Ngatërrimi i temave të teatrit me ato politike kanë shkaktuar probleme. Kemi të bëjmë me një çështje themelore. Nuk ka kulturë për sa kohë ka dhunë mes njerëzve, e dikush i jep të drejtën vetes të ushtrojë dhunë kjo është rikthim në barbari.

Shteti duhet ta përdorë dhunën nën mënyrë të ligjshme. Më kanë prokuruar mjaft diskutimet e fundit, kanë targetuar policinë e shtetit, në një diskutim për kulturën. Me kulturë kuptojmë jo vetëm teatrin, por cdo gjë që është krijimtari njerëzore është e papranueshme që të përfshihet policia në mes të këtij diskutimi për kulturën.

Grupe të caktuara kanë një axhendë politike për të realizuar përmes dhunës. Çfarë duhet të bënte policia 17 maj 2020, gjatë protestave në 2019, gjatë pandemisë .

Përgjigja për shumë ishte nga ata protagonistë ishte hiqni kapelen se unë dua të realizoj atë që nuk e realizoj dot në mënyrë demokratike.

Kjo është të kthehemi shumë pas në kohë në mentalitet. Nuk kam të dhëna që pati të lënduar prej protestuesve, por të ndaluar. E vetmja gjë që na bën bashkë është ligji. Në Kodin penal kundërshtimi i policisë është vepër penale dhe goditja po ashtu vepër penale.

Shkelja e ligjit që cenon policin se është urdhëruar nga ligji nuk është e moralshme e korrekte që sulmi të drejtohet nga policia.

 

Të fundit