Flash News

KRYESORE

Përplasjet për lirimin e KZAZ-ve, Rama i drejton gishtin Metës: Anuloi zgjedhjet për të nxitur dhunën

Përplasjet për lirimin e KZAZ-ve, Rama i drejton gishtin Metës:

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar presidentin Ilir Meta një personazh kompleks që bëri një veprim të gabuar me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gjatë një takimi me banorë të Njësisë Administrative Nr.6 në Tiranë, Rama deklaroi se Meta e nxiti dhunën, nisur edhe nga përplasjet e fundit shoqëruar edhe arrestime për lirimin e KZAZ-ve

“Është personazh kompleks, ka bërë gjëra të mira dhe të gabuara, s’kemi ç’të bëjmë. E bëri për të nxitur dhunën pa diskutim, gjithë këto dikto s’ka thënë një fjalë kundër dhunës. Anulimi i zgjedhjeve ishte gabim fatal për të, nuk e bën kurrë një president republike në asnjë aspekt, sepse ai është si hëna që rrotullohet, herë e plotë herë e qorruar komplet”, u shpreh Rama.

Të fundit