Flash News

KRYESORE

Përplasjet për Teatrin, Rama ironizon opozitën me Paulo Coelho-n: Shpikin vepra imagjinare, e përshtasin me sikletet e tyre

Përplasjet për Teatrin, Rama ironizon opozitën me Paulo Coelho-n:

Reagon sërish kryeministri Edi Rama lidhur me tensionet e ndodhur prej ditës së djeshme te Teatri Kombëtar.

Me anë të një citati të shkrimtarit Paulo Coelho, Rama i përgjigjet qëndrimeve opozitare, të cilët dolën dje në mbështetje të protestës së artistëve dhe qytetarëve kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

“Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!

Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtasin me sikletet e tyre”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, edhe presidenti Ilir Meta dje depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Të fundit