Flash News

KRYESORE

Përplasjet për Teatrin, Rama ‘provokon’ me një video: Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin

Përplasjet për Teatrin, Rama ‘provokon’ me një video:

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një video, në të cilën janë përmbledhur disa projekte që sipas tij fillimisht u refuzuan me protesta në Tiranë.

“Mirëmëngjes me atë shprehjen popullore, “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, në të cilën shfaqen protestat për projektet kundër këndit të lojërave, Sheshit Skënderbej, Pazarit të Ri, Bulevardit të ri dhe sot kundër teatrit të ri.

Kujtojmë se një ditë më parë, Rama e cilësoi protestën e artistëve si minorancë dhe se i qëndron projektit për ndërtimin e godinës së re teatrale.

Të fundit