Flash News

KRYESORE

Përplasjet PS-LSI, Meta njofton konferencë për mediat

Përplasjet PS-LSI, Meta njofton konferencë për mediat

Kreu i Kuvendit Ilir Mata ka njoftuar një konferencë urgjente për mediat menjëherë pas takimit me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi. Konferenca është paralajmëruar të mbahet në orën 11:15 minuta.

Vetëm një ditë më parë nënkryetari i LSI, Luan Rama sulmoi hapur kryeministrin Edi Rama duke nxitur më tej deklaratat kundër mes tyre.

Por, situata është përkeqësuar gjatë pasdites ku anëtari i LSI në KQZ, Gëzim Veleshnja ka braktisur mbledhjen e KQZ-së pasi PS dhe PD kanë vendosur që numëruesi i tretë të ndahet me short mes LSI dhe PDIU. Veleshnja ka refuzuar që ndarja të bëhet me short pasi numëruesi i takon LSI-së si parti e tretë në zgjedhjet e 2013-ës.

Ndërkohë, numëruesi i katërt është vendosur që t’i jepet Partisë Republikane.

Të fundit