Flash News

KRYESORE

Përplasjet tek Gjykata, Basha: Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës

Përplasjet tek Gjykata, Basha: Shqiptarët po shohin fytyrën e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas ngjarjeve të ndodhur anë Gjykatën e Tiranës ku deputetët e opozitës janë ndaluar nga policia të hyjnë në sallën e gjyqit.

Basha thotë se sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal dhe drejtësisë të Edi Ramës.

“Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel”, shkruan Basha në rrjetin social Facebook.

 

Të fundit