All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Përpunohej mish brenda lotos, gjobitet dhe bllokohet biznesi në Tiranë

All - Paragraf - 1

Gjobitet dhe bllokohet në Tiranë një biznes, i cili përpunonte ilegalisht mishin.

All - Paragraf - 3

Trupa inspektuese e DRAKU, Tiranë në bashkëpunim me krimin ekonomik kanë evidentuar një subjekt me aktivitet “Bar-Kafe/Loto” që përpunonte ilegalisht mishin dhe nën produktet e tij në pa kushte minimale të higjienës.

Konkretisht, AKU konstatoi se subjekti MILITA DASIC me aktivitet “Bar-Kafe/Loto” me Nipt L81308019L përpunonte, ambalazhonte dhe tregtonte në kushte të rënda higjeno-sanitare dhe të pa shoqëruara me etiketë. Pra, ky subjekt është i regjistruar për “bar-kafe/loto” dhe jo për “prodhim/përpunim mishi”.

Për më tepër, gjatë inspektimit u konstatua se subjekti i sipërcituar, disponon edhe një tjetër ambient (magazinë) të regjistruar në QKL, me aktivitet specifik: Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore ku u gjendën produkte me afat përdorimi të kaluar (120 kg qofte, 48 kg shishqebap) si dhe 1342.8 kg mish dhe nën produktet e tij të me mungesë të plotë dokumentacioni.

Në këto kushte, ndaj subjektit u mor masë administrative gjobë 2.200.000 lekë, bllokim të produkteve në sasinë 1630.8kg (në ambientin e prodhimit dhe të magazinimit) si dhe ndërprerje e aktivitetit prodhues, tregtues (në ambientin e prodhimit dhe të magazinimit).

Të fundit