Flash News

KRYESORE

Përqafime në Vjenë, ministri Peleshi mes dashurisë dhe shqetësimeve të fëmijëve

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, është parë pasditen e së dielës teksa shijonte hijeshinë vjeneze nën përqafimet e bashkëshortes së tij. Në Shqipëri është e rrallë që politikanët t`i shohësh përtej sferës politike, janë të akullt dhe të kujdesshëm për të dalë para publikut ashtu siç ata kanë dëshirë: me kostum e kravatë dhe me ndonjë fjalim, mundësisht fyes kundrejt rivalit në politikë.

Peleshi ka zgjedhur Vjenën, për të takuar bashkëshorten e cila nuk u kthye me të shoqin në Shqipëri, por teksa ministri priste udhëtimin e tij shijoi disa momente në qytetin e Vjenës, edhe pse ata u ndërprenë shpesh nga telefonatat e fëmijëve të cilët kërkonin para nga prindërit.

Çifti Peleshi dhe pse përtej kornizave formale, nuk i kanë shpëtuar kuriozitetit të shqiptarëve që ishin tranzit në Vjenë./Politiko.al

Të fundit