Flash News

KRYESORE

Përqafime, të qeshura dhe fitues; ribashkimi i "Game of Thrones" në çmimet 'Emmy'

Pasi kaluan bashkë tete sezone në një nga shfaqjet më të ndjekura të historisë së televizionit, kasti i "Game of Thrones" ishin shumë të emocionuar mbrëmjen e djeshme teksa u ribashkuan në ceremoninë e çmimeve "Emmy 2019", në Los Angeles, Kaliforni. Kasti kanë përfunduar xhirimet që në korrik të 2018-ës, ndaj ky ishte një moment i mirë për të parë e takuar njëri-tjetrin, me të cilët kanë kaluar 10 vite bashkë në xhirime. Ata ishin kryefjala mbrëmjes, por  edhe pse ishin nominuar thuajse në çdo kategori, u ndanë vetëm më dy çmime të fituara. E megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar kastin të shijojnë çdo moment. Së pari ishte një selfie epike e Alfie Allen që luan rolin e 'Theon' në Got me gjithë kastin, duke u kthyer në "selfien e mbrëmjes". Brenda ceremonisë së çmimeve, aktorët u fotografuan teksa takoheshin e përqafoheshin e madje nuk përmbaheshin dot me të qeshurat e tyre. Emilia Clarke kishte veshur një fustan që ekspozonte goxha trupin e saj dhe ajo u shpreh për mediat se pamja e saj ishte frymëzuar nga egoja seksuale e Jennifer Lopez në filmin e saj të ri "Hustlers". Kjo ka entuziazmuar dhe vetë këngëtaren e cila e ka postuar momentin kur Clarke e tha këtë dhe krahas videos, Lopez shkruan: "Kur Mamaja e Dragonjve takon Ramonan. Të dua Emilia Clarke." Postimi i Jennifer Lopez për Emilia Clarke-n është dhe videoja më e klikuar dhe më e pëlqyera e mbrëmjes.
 
View this post on Instagram
 

When the Mother of Dragons meets #Ramona. 🔥 #dead #HustlersMovie I love u @emilia_clarke 💙 #daenerys

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Mbrëmja u bë edhe më e bukur kur Peter Dinklage fitoi për herë të katërt çmim "Emmy" si 'Aktori më i mirë Mbështetës në serial Dramatik', duke vënë kështu një rekord të ri në 'Emmy'. [video width="720" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/09/peter.mp4"][/video] Nëse nuk mjafton kaq, ja ku vjen një moment i bukur. Aktorët e nominuar në "Emmys" u shfaqën të gjithë bashkë për të dhënë çmimin "Limited Series or Movie award". Harington, Clarke, Allen, Turner dhe Dinklage, Gwendoline Christie, Lena Headey, Nikolaj Coster-Waldau, Carice van Houten dhe Maisie Williams kanë dorëzuar çmimin për Patricia Arquette për "The Act". Dhe i gjithë kasti përfundoi mbrëmjen kur pranuan çmimin si " Outstanding Drama Series", çmim që u dorëzua nga legjendari Michael Douglas. Game of Thornes, bashkë me dy çmimet e mbrëmshme, ka fituar në total që nga sezoni i parë, 57 "Emmys". Gjithashtu, pritej që edhe Emilia Clarke të fitonte çmimin si aktorja më e mirë femër në një serial dramatik. Edhe pse nuk fitoi, Emilia Clarke ishte personazhi më i komentuar mbrëmë në rrjete sociale, veçanërisht në Twitter, duke ia kaluar dhe vetë hashtagut #emmys. [video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/09/y6SBvaTe7ZXV-GUU.mp4"][/video] [video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/09/24WEEJBIb5Ers6v.mp4"][/video] [video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/09/l_Cj6G-thmSOjr2c.mp4"][/video] [video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/09/UMLWKDCv6zgedA6q.mp4"][/video]

Të fundit