Flash News

KRYESORE

Përqafimi me Jason dhe pozimi me gruan e tij, Emila Clarke tregon se fundi i 'Game of Thrones' do ju "shokojë"

Ata luajtën si çift në "Game of Thrones", si Daenerys Targaryen dhe Khal Drogo deri sa Khal ai u vra në finalen e sezonit të parë.

Emilia Clarke dhe Jason Momoa gëzuan një ribashkim të ëmbël mbrëmë në "Oscars" me çiftin që dokumentonte takimin e tyre të ëmbël në Instagram.

Dy aktorët ndanë bashkë një përqafim, menjëherë pasi Emilia tregoi se finalja e "Game of Thrones" do të shokojë fansat e këtij seriali.

Jason postoi një foto me Emilian në profilin e tij në Instagram dhe e shoqëroi me shkrimin:

"Shumë krenare për ty Emilia, të dua me gjithë zemrën time Aloha Drogo."

Më pas, Jason postoi një tjetër foto me Emilian dhe bashkëshorten e tij dhe vazhdoi të trondiste me kënaqësi:

"Unë dhe mbretëreshat e mia".

Më parë, aktorja Emilia Clarke zbuloi për fansat e GOT (Game of Thrones) se fansat të presin që të tronditen kur finalja e sezonit të fundit të rikthehet në prill. Ajo tha për "E!News": Do t`ju shokojë njerëz. Unë thjesht mendoj se do të jetë shok i madh.

Të fundit