Flash News

KRYESORE

“Përqendrohuni tek alternativa”, Agron Duka tregon mesazhin që i dha deputeti gjerman

“Përqendrohuni tek alternativa”, Agron Duka tregon mesazhin

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka zhvilluar një takim me Josip Juratovic, deputeti i Partisë Socialdemokrate në Gjermani.

Në një status në rrjetin social Facebook, Duka thotë se bisedoi me Juratovic për Shqipërinë dhe BE-në, si dhe mbështetjen e Gjermanisë për ambiciet tona europiane.

“Përqendrohuni tek alternativa”, ishte mesazhi i tij i vyer, vijon më tej Duka, duke shtuar se kjo përkon me vizionin që tashmë PAA kërkon të mishërojë në politikën shqiptare.

Postimi i plotë i Agron Dukës

Z. Josip Juratovic, deputeti i Partisë Socialdemokrate është një nga anëtarët më aktivë të parlamentit gjerman dhe një mik i mirë i shqiptarëve.

Një burrë karizmatik me një rrugëtim politik shumë frymëzues, i cili flet me emocion të madh për punën e tij si përfaqësues i qytetarëve, për Parlamentin si një vend të shenjtë, në të cilin shkon me nder.

Vizioni i tij për demokracinë, ku kompromisi është i detyrueshëm për një dialektikë konstruktive dhe asnjëherë tradhti, ose humbje, kur kryhet në shërbim të interesave të vendit, mund të tingëllojë i thjeshtë, por, në fakt, është një e vërtetë e madhe, që shpesh herë e harrojmë.

Biseduam gjatë për Shqipërinë dhe BE-në, si dhe mbështetjen e Gjermanisë për ambiciet tona europiane. “Përqendrohuni tek alternativa”,- ishte mesazhi i tij i vyer, një mesazh që e mirëprita me kënaqësi, pasi përkon me vizionin që tashmë PAA kërkon të mishërojë në politikën shqiptare.

Të fundit