Flash News

KRYESORE

Përse Hysaj nuk u largua nga Napoli? Menaxheri tregon prapaskenat

Përse Hysaj nuk u largua nga Napoli? Menaxheri tregon prapaskenat

Mario Giufredi, menaxheri i mbrojtësit të kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, ka treguar prapaskenat për largimin e klientit të tij nga Napoli.  Ai u shpreh për “Tuttomercatoweb”, se u përpoq shumë që t’ia realizonte dëshirën shqiptarit, por nuk ia doli dot.

“Qëllimi im ishte ta largoja, e provova nga minuta e parë deri në atë të fundit, fatkeqësisht për një arsye apo një tjetër, kushtet e duhura nuk janë krijuar kurrë. Dolën disa mundësi që nuk u konkluduan. Me siguri vullneti i tij për t’u larguar nga Napoli nuk ishte dëshirë e imja.

Unë solla Di Lorenzon, për të favorizuar largimin e tij dhe nuk do ta kisha bërë kurrë, të kisha futur dy lojtarët e mi në të njëjtin rol”, tha agjenti i Hysajt.

Ai shtoi se Hysajt, nuk i ngelet gjë tjetër, veçse të respektojë kontratën me të kaltrit.

“Sigurisht, tashmë e vë në dukje, ai ka një kontratë deri në fund të qershorit 2021, do ta respektojë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit”.

Të fundit