Flash News

KRYESORE

Përse një bazë ushtarake në Kuçovë? Gjenerali amerikan zbulon arsyet, shpreh mbështetjen për të prekurit nga tërmeti

Përse një bazë ushtarake në Kuçovë? Gjenerali

Është zbuluar arsyeja përse NATO ka vendosur të ngrejë një bazë të saj në Shqipëri dhe pikërisht në Kuçovë. Në një intervistë për ‘News 24’, gjenerali amerikan Stephen M. Twitty tha se Kuçova është një vend shumë i mirë për të mundësuar akses në Ballkan, duke shtuar se kjo bazë do të përdoret edhe nga ushtria amerikane.

“E para, nëse shikoni aksesin, është në një vend shumë të mirë për të mundësuar akses në Ballkan dhe e dyta modernizimi i asaj baze të do të sjell aftësi që nuk janë në asnjë bazë në këtë Rajon.  Jo vetëm NATO por edhe ne, Ushtria e SHBA do ta përdorim atë bazë”, ka thënë gjenerali.

Gjenerali amerikan ka shprehur solidaritetin e tij me shqiptarët e prekur nga tërmeti që ra ditën e shtunë dhe u tha se SHBA do t’i mbështesë ata.

“E di që Shqipëria është goditur nga tërmetet gjatë javës dhe fal Zotit nuk ka pasur të lënduar seriozë apo të vdekur. Dua të shpreh mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara për qytetarët e Shqipërisë”, u shpreh Gjenerali Twitty.

Të fundit