Flash News

KRYESORE

Përshkallëzohet lufta tregtare, SHBA vendos tarifa miliarda dollarëshe ndaj mallrave kineze

Përshkallëzohet lufta tregtare, SHBA vendos tarifa miliarda

SHBA po vendos tarifa të reja në vlerë prej  200 miliardë dollarësh ndaj mallrave kineze, pasi përshkallëzon luftën e saj tregtare me Pekinin.

Këto tarifa, që konsiderohen tarifat më të larta të vendosura ndaj Kinës nga ana e SHBA-së, do të aplikohen për pothuajse 6,000 artikuj.

Në artikujt që do të tarifohen përfshihen tekstili, orizi, çantat, etj, por disa artikuj të tjerë, që ishin shënjestruar për tarifa më të larta, do të lihen jashtë,  si për shembull, karriget.

Këto tarifa të reja do të hyjnë në fuqi, që nga 24 shtatori, duke filluar me 20%, e më pas duke u rritur me 25%, në fillim të vitit të ardhshëm, nëse këto dy superfuqi nuk bien dakord. Kina premtoi se do të hakmerret ndaj këtyre tarifave të SHBA-së.

Të fundit