Flash News

KRYESORE

Përshkallëzohet skandali në Kakavijë, autoambulanca përplas për vdekje fëmijën që priste në radhë

Përshkallëzohet skandali në Kakavijë, autoambulanca

Përshkallëzohet situata skandaloze që ka përfshirë pikën kufitare të Kakavijës prej 4 ditësh për shkak të radhëve kilometrike të udhëtarëve që presin të kalojnë në tokën greke.

Veç situatës kaotike të krijuar, një autoambulancë ka aksidentuar një fëmijë 10 vjeç mëngjesin e sotëm.

Për pasojë, i mituri ka ndëruar jetë.

Mësohet se fëmija ishte në radhë bashkë duke pritur me familjen për të hyrë në Greqi. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit të rëndë, që ka tensionuar edhe më shumë situatën e krijuar prej 4 ditësh.

Autoambulanca po merrte një të sëmurë nga radha e makinave, ndërsa dyshohet se fëmija i preu rrugën mjetit, i cili e përplasi duke i shkaktuar vdekjen.

https://politiko.al/pershkallezohet-skandali-ne-kakavije-autoambulanca-perplas-per-vdekje-femijen-qe-priste-ne-radhe/

https://politiko.al/vijon-situata-kaotike-ne-kakavije-shqiptaret-te-bllokuar-ne-radhe-kilometrike-kalojne-naten-ne-rruge/

Të fundit