Flash News

KRYESORE

Persona të paidentifikuar qëllojnë me armë drejt qytetetarit dhe ikin policisë

Persona të paidentifikuar qëllojnë me armë drejt qytetetarit

Një sulm me armë ka ndodhur dje në mbrëmje në fshatin Bilaj të Krujës, ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një mjeti të tipit Benz. Makina drejtohej nga shtetasi me inicialet B.H, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.

“Më datë 06.09.2018, rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi B. H. Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, raporton Policia e Krujës.

Të fundit