Flash News

KRYESORE

“Personalitet i spikatur”, kryebashkiaku socialist propozon titullin ‘Qytetare Nderi’ për Romana Vlahutin

“Personalitet i spikatur”, kryebashkiaku socialist propozon titullin

Bashkia e Vlorës ka votuar unanimisht kërkesën e kryebashkiakut Dritan Leli për shpalljen ‘Qytetare Nderi’ të Ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.

Leli u shpreh se Vlahutin është një personalitet i spitakut që ka lënë gjurmë në politikën shqiptare dhe veçanërisht në qytetin e Vlorës.

“Kam qenë unë propozuesi i ketij vendimi, sepse e konsideroj personalitetin më të spikatur që ka lënë gjurmë në politikën shqiptare, por mbi të gjitha që ka lënë gjurmë në ato ç’ka janë investuar në Vlorë nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, veçanërisht për ndërtimin e shëtitores ‘Lungomare’”, u shpreh Leli.

Vlahutin pritet ta marrë çmimin në ditët në vijim, ndërsa në fund të muajit Gusht do të largohet nga Shqipëria pasi i përfundon mandati 4-vjeçar teksa do të zëvëndësohet nga italiani Luigi Soreca, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Sigurisë në DG HOME, në Komisionin Evropian.

Të fundit