Flash News

KRYESORE

Personat e padëshiruar në SHBA; nga Lalla e Doshi te ish-futbollisti Maradona

Personat e padëshiruar në SHBA; nga Lalla e Doshi te ish-futbollisti

Ditën e djeshme, Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen brenda territorit amerikan deputetit Tom Doshi. Vendime të tilla merren kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.

Tom Doshi u bë zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, pas ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza.

Nëpërmjet një vëzhgimi në internet rezulton se personat e shpallur ‘non-grata’ nga DASH janë nga shtete të ndryshme si: Anglia, Franca, Kanadaja, Suedia, Zvicra apo Argjentina.

Pjesë e listës janë njerëz të famshëm nga mbarë bota, si: ish-futbollisti argjentina, Diego Armando Maradona, për shkak të përdorimit të kokainës; Amy Winehouse, këngëtares britanike iu mohua vizita në SHBA, për shkak të përdorimit të drogës dhe Nelson Mandelës që iu ndalua hyrna në tërritorin amerikan por iu heq më vonë.

Këtu gjendet lista me personat e shpallur non-grata në SHBA.

Të fundit