Flash News

KRYESORE

Personat ‘non-grata’, ish-diplomati i parë i SHBA në Shqipëri: Korrupsioni ka të bëjë me institucionet

Ish-diplomati i parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit, Christofer Hill ka komentuar mesazhin e pak ditëve më parë të ambasadës së SHBA në Tiranë, duke përmendur tre raste konkrete të personave të shpallur ‘non –grata’, për shkak të akuzave për korrupsion.

Bëhet fjalë për ish kryeprokurorin, Adriatik Llalla, ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe politikanin Tom Doshi.

Në emisionin ‘real story’, ish ambasadori nuk preferoi të flasë për tre rastet konkrete, por tha se që korrupsioni dhe probleme të lidhura me të, kanë të bëjnë me institucionet.

“Unë nuk mund të flas për ato raste, nuk i njoh ato çështje. Ajo që besoj është që korrupsioni dhe probleme të lidhura me të, kanë të bëjnë me institucionet. Më tregoni institucione të dobëta, ju tregoj korrupsionin. Ajo që mund të them është që Shqipëria është duke kaluar përmes kësaj, shumë vende po kalojnë, është një nga ato çështjet e vështira për të mbrojtur demokracinë”, u shpreh ish diplomati.

Të fundit