Flash News

KRYESORE

‘Personazhi i korridoreve’ mesazh Zhejit: Rama takim me kandidatin për KM të qeverisë tranzitore

Analisti Artur Zheji, duke cituar një ‘personazh korridoresh’ shprehet se Ben Blushi mund të jetë kryeministër i qeverisë tranzitore. Teksa i referohej vizitës së ish-deputetit socialist në kryeministri, paraditen e sotme, së bashku me biznesmenin Saimir Mane, Zheji shtoi se Rama po kërkon nje figurë që pranohet nga të gjitha palët.

“Kam një pyetje që është e natyrës gossip. Sipas një thashethemi sot Blushi është fotografuar duke hyrë në Kryeministri. Mos është duke u biseduar për t'ia besuar qeverinë tranzitore Ben Blushit? Mund të jetë një kandidaturë? Ben Blushi mund të jetë kryeministër.  Kete ma thote nje burim. Personi që ma thotë mua këtë është një person që di shumë gjëra korridoresh. Rama po kërkon personazhin tranzitor, pavarësisht se thotë se zgjedhjet do të bëhen në vitin 2021”, deklaroi Zheji pa dhene emrin e 'personazhit te korridoreve'.

Që prej 21 shkurtit, opozita kërkon krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër, që të çojë vendin në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Figura te mazhorances, ne daljet e shpeshta publike jane shprehur se jane te hapur per dialog me opoziten, por gjithçka ke mbetur ne retoriken politike.

Foto/ Biznesmeni i njohur dhe Ben Blushi vizitë Ramës në Kryeministri

Të fundit