Flash News

KRYESORE

Personazhi i njohur që Rudina Dembacaj nuk do të ftonte asnjëherë në emision

Personazhi i njohur që Rudina Dembacaj nuk do të ftonte

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj  ka folur në lidhje me emisionin e saj të ri “Mos i fol shoferit”. E ftuar në “Pop Culture” në Top Channel, Dembacaj tregoi se ka një marrëdhënie korrekte me të gjithë  personazhet të cilët ka ftuar në emision.

Pyetjes së kë nuk do të ftonte asnjëherë në “Mos i fol shoferit” Rudina i përgjigjet duke thënë emrin e  Agron Llakajt.

“Me shumicën e kolegëve unë kam shumë miqësi. Por është dikush të cilin nuk do ta ftoja asnjëherë në emision. Bëhet fjalë për Agron Llakajn. Për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur mes nesh në kohën kur kishim bashkëpunime së bashku, nuk do e ftoja kurrë”, u shpreh ajo.

Aktorja deklaroi se për 100 mijë euro do të pranonte të bënte foto nudo, por pasi të rregullonte linjat e saj fizike.

 

Të fundit