Flash News

KRYESORE

Përurimi i memorialit të Holokaustit në Tiranë, Yuri Kim: Shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj, histori frymëzimi e humanizmit

Përurimi i memorialit të Holokaustit në Tiranë, Yuri Kim:

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e ka cilësuar një histori frymëzimi e humanizmit aktin e shqiptarëve për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët, duke i strehuar në shtëpitë e tyre.

Gjatë fjalës së saj në përurimin e memorialit të Holokaustit në Tiranë, Kim tha se familjet shqiptare shpëtuan qindra hebrenj duke i shpëtuar nga vdekja e sigurt dhe se Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë që ngre një memorial të tillë.

“Nuk mendoj se ka shumë vende në botë që mund të ngrenë një memorial të tillë. Pas ngritjes në pushtet të Hitleri, familjet shqiptarë shpëtuan qindra hebrenj duke i shpëtuar nga vdekja e sigurt.

Kur nazistët kërkuan listën e tyre, qeveria shqiptare refuzoi.  Shqiptarët nga të gjithë sferat e jetës, një komb i tërë punuan për të shpëtuar hebrenjtë.

Është një histori frymëzimi e humanizmit, kurajës dhe nderit, pra e besës shqiptare.  Jam krenare që qeveria e SHBA ka mundësi që të vlerësojë guximin e popullit shqiptar për këtë memorial.  Do të doja të falënderojë popullin shqiptar që na dha një shembull të shndritshëm. Vlerësoj ambasadorin John Withers që bëri përpjekje për ngritjen e këtij memoriali”, u shpreh Kim.

Të fundit