Flash News

KRYESORE

Përurohet pllakata e nderit që shpall Shqipërinë “Shtëpi e Jetës”, Meta: Akti i shqiptarëve, histori frymëzuese

Përurohet pllakata e nderit që shpall Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta e cilësoi një histori frymëzuese dhe unike faktin që shqiptarët pranuan të strehojnë dhe të shpëtojnë një numër hebrenjsh.

Në ceremoninë e përurimit të pllakatës që e shpall Shqipërinë “Shtëpi e Jetës”, nga Fondacioni Ndërkombëtar "Raoul Wallenberg", Meta tha se ky akt i paraardhësve tanë duhet të përçohet edhe te gjenerata e re.

“I bëjmë me dije njerëzimit, historinë frymëzuese dhe unike të paraardhësve tanë, ndaj këtë virtyt tua përçojmë edhe brezave të rinj.

Gjenocide të tilla çnjerëzore të mos ndodhin më, ndaj kujtdo nuk duhet të ndodhin më, nuk duhet të lejohen të ndodhin më. Disa prej tyre shpëtuan falë shpirtit altruist të shqiptarëve”, i shpreh Meta.

Të fundit