Flash News

KRYESORE

Përveç protestave masive të qytetarëve, Vuçiç ka krijuar pakënaqësi edhe brenda qeverisë

Përveç protestave masive të qytetarëve,

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka konfirmuar se ka qëndrim ndryshe nga presidenti Aleksandar Vuçiç sa i përket qasjes që vendi duhet të ketë ndaj Bashkimit Evropian.

Vulin ka theksuar se Beogardi duhet të “ripërcaktojë” qasjen e saj ndaj BE-së për shkak se kjo e fundit nuk po reagon kundër “krijmit të Shqipërisë së Madhe.” Ministri u shpreh se këto sugjerim ia kishte bërë edhe Vuçiçit, por nuk kishte marrë mbështetje.

“Nëse BE nuk është e gatshme të ndalojë krijimin e Shqipërisë së Madhe, atëherë ne duhet të ndryshojmë qëndrim ndaj saj”, u shpreh Vulin.

Kritikat e ministrit të Mbrojtjes vijnë në një kohë kur opozitari Vuk Jeremiç ka folur për tensionim të marrëdhënieve të presidentit Vuçiç me homologun rus, Vladimir Putin. Gjithashtu, në Serbi po organizohen prej javësh protesta masive kundër korrupsionit, oligarkisë dhe varfërisë, ndërkohë që në qendër të kritikave është vendosur Vuçiç.

Të fundit