Flash News

KRYESORE

Përvjetori i Olldashit, Basha: Në jetën e shkurtër, preku shumë jetë!

Sot bëhen pesë vite që nga ndarja nga jeta e ish politikanit Sokol Olldashi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar në këtë përvjetor Olldashin, për të cilin shprehet se do mbehet përjetësisht një shembull frymëzues.

“Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amëshimit Sokoli,i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij. Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues”, shkruan Basha në Twitter.

Të fundit