Flash News

KRYESORE

Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Meta, kunj Ramës e Thaçit: Zgjidhje që sjell vuajtje dhe konflikt

Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Meta, kunj

Para pak minutash u zhvillua në Tiranë ceremonia me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. I pranishëm ishte edhe Presidenti Ilir Meta i cili mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.

Teksa shprehu mbështetjen e tij për mesazhin e fundit të Sekretarit të Shtetit të z. Pompeo që tha se në zemër të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjelltë midis dy vendeve, Ilir Meta dha mesazhin e fortë për të gjithë ata që kanë mbështetur ndryshimin e kufijve në Ballkan.

“Nuk ka dhe nuk ka për të pasur asnjëherë zgjidhje të qëndrueshme duke menduar një zgjidhje me më pak shqiptarë në Serbi dhe me më pak serbë në Kosovë. Do të ketë vetëm vuajtje dhe vetëm konflikte”, tha ai.

Meta nënvizoi në fjalën e tij se në Ballkan çdo popull dhe çdo komb është shumicë në një shtet dhe pakicë në një tjetër dhe zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve por e vetmja zgjidhje është respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice në çdo vend.

“Në Ballkan nuk ka popull të keq dhe popull të mirë, por ka politikë të mençur dhe vizionare dhe politikë vrastare dhe shkatërruese.

Pas kësaj ngjarje mjaft të rëndësishme ne kemi një ngjarje tjetër shumë të rëndësishme, që është festa e Serbisë, ku duhet të marrim pjesë pas pak minutash.

Çfarë na mbetet më shumë për ta bërë rajonin më të fortë, më të besueshëm, mbi të gjitha më atraktiv për të rinjtë tanë, në Shqipëri, në Kosovës, në Serbi, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, në mënyrë që të mos largohen më nga rajoni ynë? Është pikërisht një frymë e re e bashkëpunimit, e mirëkuptimit dhe e zgjidhjes së problemeve historike për të mos ngelur peng i tyre”, tha Presidenti.

 

Të fundit