Flash News

KRYESORE

Përvjetori i RD, Basha përmend emrat e rëndësishëm: Kur s’kemi lirinë e medias, gjithçka mund të ndodhë!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij sot, në 27 vjetorin e gazetës “Rilindja Demokratike” ka falenderuar të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për median e lirë.

“RD është zëri kurajoz i të vërtetës. Në regjimet autokratike kur pushteti përqëndrohet në një dorë, media merr rëndësi të jashtëzakonshme. RD është ndër të paktat media që i shërben lirisë. Nuk lufton për favore por për interesin publik. Dua të uroj të gjithë ata që kanë ardhur këtu, kjo është një ditë reflektimi për lirinë e medias. Liria dhe demokracia nuk mund të funnksionojë pa median e lirë. Kjo është nevoja më e fundit që ka sot Shqipëria, lirinë e medias”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Basha falenderoi në mënyrë të veçantë dy bashkëthemeluesit e RD-së, kryetarin e parë të bordit dhe kryeredaktorin Preç Zogajn dhe Frrok Çupin për kontributin e dhënë për median e lirë. Po ashtu kryedemokrati falenderoi Mitro Çelën, Ben Blushin, Blendi Fevziun, Armand Shkullakun dhe Astrit Patozin për kontributin e dhënë ndër vite. 

Të fundit