Flash News

KRYESORE

Përzgjedhja e kandidatëve për listat e PD, Kaso: Pse kryetari, nënkryetari e sekretarët e partive nuk i nënshtrohen procesit të garës

Përzgjedhja e kandidatëve për listat e PD, Kaso: Pse kryetari,

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka sqaruar se pse kryetarët, nënkryetarët e sekretarët e partive nuk i nënshtrohen procesit të rivlerësimit për kandidatët për deputetë në listat e PD.

“Figurat e larta të partisë janë përjashtuar si kreu i partisë, i cili është i konfirmuar nga anëtarësia, ka besimin rreth 90% të saj dhe nuk mund të shkojë në një proces të tillë. Personalitetet të larta kanë lidhje organike me strukturat, sic është edhe rasti i dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm prej vetë natyrës së punës që kanë pasi janë në kontakt të vazhdueshëm me ta.

Sekretari organizativ dhe ai për burimet njerëzore janë përjashtuar se kanë asistuar në filtrin e përzgjedhjes së kandidaturave dhe janë vetë në drejtimin e përzgjedhjes , ndjekin procesin e votimit, certifikojnë listat, janë prezent e të mbledhin denoncimet, sigurojnë standratet e procesit e smudn të jenë vetë të përfshirë”, tha Kaso në real story.

Të fundit