Flash News

KRYESORE

Përzuri bizneset e vogla, ‘Air Albania’ hap zyrën ‘gjigante’ në qendër të Tiranës

Ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit u ul avioni i ‘Air Albania’, i pagëzuar me emrin ‘Lasgushi’.

Nisja e aktivitetit të kompanisë shqiptare të fluturimeve ajrore shkaktoi një ‘furtunë’ reagimesh, jo vetëm për shpenzimet e ‘kripura’ të një udhëtimi Shqipëri-Stamboll vajtje-ardhje (30 mijë euro), por edhe për faktin se çdo fluturim i ‘Air Albania’ regjistrohet si fluturim i ‘Turkish Airlines’, çka e bën të paidentifikueshëm në aeroportet e botës emrin shqiptar të kompanisë. Edhe në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë reflektohet e njëjta situatë, denoncoi më tej deputeti i PD, Endri Hasa.

Deri tani, Rama ka organizuar tre udhëtime në Stamboll, me studentët ekselentë, pensionistët dhe gazetarët.

Megjithatë, kompania e fluturimit duket se nuk i ka mbyllur ende të gjitha procedurat. Aktualisht, ka ngritur edhe agjencinë e saj të udhëtimit dhe biletarisë në Tiranë

Politiko.al sjell foto nga ambientet e zyrave të reja ku do të vendoset stafi i ‘Air Albania’. Bëhet fjalë për një zyrë gjigante në hyrje të Rrugës “Mine Peza”, pranë ish-kafe Flora në kryeqytet.

Siç duket edhe nga fotot, zyrat e reja nuk kanë përfunduar ende, edhe pse kanë vënë logon e kompanisë më të re të fluturimit.

Nga ana tjetër, është për t’u përmnedur edhe fakti se pikërisht në ambientet ku po hapet agjencia e udhëtimit ‘u zhdukën’ brenda pak ditësh të gjitha bizneset e vogla që ndodheshin përgjatë kësaj rruge dhe në vend të tyre u hap siç duket ‘Air Albania’.

Punimet kanë qenë intensive, duke asistuar me dhjetëra punonjës deri në orët e vona, ndërsa aktualisht kanë ndërruar të gjitha pllakat e trotuarit përballë biznesit të ri dhe kanë devijuar edhe qarkullimin e qytetarëve në rrugë me automjetet.

Të fundit