Flash News

KRYESORE

Pesë analizat e gjakut që duhet t'i bëni patjetër pas moshës 50-vjeçare

Pesë analizat e gjakut që duhet t'i bëni patjetër pas

Nëse jeni rreth të 50-ve, duhet patjetër t’i bëni këto 5 analiza gjaku rregullisht.

Analizën e gjakut për hepatitin

Virusi që vret më shumë njerëz se çdo sëmundje tjetër është hepatiti C. Duke qenë se sëmundja e mëlçisë nuk shfaq zakonisht asnjë simptomë, shumë njerëz as nuk e dinë që e kanë këtë virus apo që duhet të testohen për të. Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjes, gati gjysma e 3.5 milionë amerikanëve jetojnë e hepatitin C pa e ditur se janë të infektuar. Nëse lihet pa trajtuar, kjo sëmundje mund të shkaktojë cirrozë apo kancer të mëlçisë.

Për të diagnostifikuar sëmundjen duhet të kryeni vetëm një test të thjeshtë gjaku, dhe nëse testi rezulton pozitiv, duhet të trajtoheni sa më shpejtë, para se të virusi të bëhet i rrezikshëm.

Testin e glukozës në gjak për diabetin

Nëse jeni mbipeshë, keni tension të lartë të gjakut dhe një nga pjesëtarët e familjes suaj është prekur nga diabeti, duhet të kryeni patjetër një test për të matur nivelet e sheqerit në gjak. Personat e moshave nga 40-70 që janë mbipeshë ose obezë duhet patjetër ta kryejnë këtë test, paralajmërojnë ekspertët.

Testin për kolesterolin e lartë

Të gjithë meshkujt mbi moshën 35 vjeç dhe femrat mbi moshën 45 vjeç duhet të bëjnë masin rregullisht nivelet e kolesterolit, duke qenë se kjo moshë është edhe më e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Numri i saktë i testeve varet sa të shëndetshëm jeni. Nëse e dini se keni kolesterol të lartë dhe trajtoheni me statinë, duhet të kryeni kontrolle njëherë në vit për t’u siguruar që ilaçi po funksionon.

Analizë gjaku për infeksionet seksualisht të transmetueshme

Nëse po kryeni marrëdhënie seksuale me një partner të ri, me disa partnerë ose nuk përdorni zakonisht masa mbrojtëse, duhet të bëni teste për infeksionet seksualisht të transmetueshme. Duhet të jeni më të hapur me mjekun, dhe t’i tregoni për ndryshimet në aktivitetin tuaj seksual. Edhe pse infeksionet seksualisht të transmetueshme janë të rralla tek moshat mbi 50 vjeç, ato janë në rritje.

Teste për hipotiroidizmin

Hipotiroidizmi është një sëmundje e përhapur më shumë tek moshat e vjetra, dhe zakonisht shfaqet me simptoma që janë vështirë të diagnostifikohen. Prandaj rekomandohet që këto mosha të kryejnë kontrolle të herëpashershme të tiroideve.

Të fundit