Flash News

KRYESORE

Pese deputetë të PS kandidatë për zgjedhjet lokale, gati të dorëzojnë mandatet

Pese deputetë të PS kandidatë për zgjedhjet lokale, gati

Kur duhen edhe 2 muaj nga organizimi i zgjedhjeve lokale – nëse do të mbahen – mazhoranca pritet të zyrtarizojë emrat e kandidatëve për bashkitë e vendit. Ndërkohë që disa kryebashkiakë janë konfirmuar, si Veliaj në Tiranë, Leli në Vlorë , Subashi në Fier apo Filo në Korçë; të tjerë do të kandidohen për herë të parë.

Mes emrave të mundshëm janë edhe pesë deputetë të mazhorancës, të cilët pritet të lënë së shpejti mandatet për të nisur fushatan elektorale në terren. Në Lezhë është konfirmuar kandidimi i deputetit Pjetin Ndreu, në Kamëz pritet të konfirmohen Rakip Suli; në Pogradec përflitet Ilir Xhangolli; në Gjirokastër kandidati i mundshëm eshte Flamur Golemi ndërsa në Përrenjas diskutohet Nuri Belba.

Deputetet - kandidate per bashkite:

  • Lezhë – Pjerin Ndreu
  • Kamëz – Rakip Suli
  • Pogradec – Ilir Xhangolli
  • Përrrenjas – Nuri Belba
  • Gjirokastër – Flamur Golemi

Emra të rinjë pritet të kandidohen në Shkodër, ku prefekti Valdrin Pjetri është më i kuotuari, ndërsa në Kukës i sigurtë duket Safet Gjici, kandidati që humbi garën për Bashkinë e Kamës në 2015 përballe demokratit Xhelal Mziu.

Kandidadë të rinj të PS-së:

  • Shkodër – Valdrin Pjetri
  • Elbasan – Gledian Llatja
  • Malësi e Madhe – Tonin Marinaj
  • Kukës – Safet Gjici
  • Malësi e Madhe – Tonin Marinaj
  • Berat – Ervin Demo

Opozita, nga ana tjeter duket e vendosur te bojkotoje zgjedhjet lokale nese kryeministri Edi Rama nuk pranon krijimin e nje qeverie tranzitore pa te, por te perbere nga ministra socialist. Deri tani, mazhoranca pavaresisht retorikes publike, nuk ka shfaqur shenja per tu dialoguar me opoziten, qe ne shkurt dogji mandatet e deputeteve.

Të fundit