Flash News

KRYESORE

Pesë ditë pasi doli nga burgu, Vladimir Gjuta ndalohet nga policia pranë selisë së PS

Pesë ditë pasi doli nga burgu, Vladimir Gjuta ndalohet nga policia

Pesë ditë pasi u lirua nga burgu, ndalohet nga policia Vladimir Gjuta.

Sipas të dhënave të para, Gjuta është shoqëruar ndërsa ndodhej pranë selisë së PS, aty ku po zhvillohej Kryesia e PS e drejtuar nga Edi Rama.

Po ashtu, në momentin e ndalimit, Gjuta ka qenë i armatosur.

Vladimir Gjuta ishte liruar 5 ditë më parë ndërsa ishte arrestuar më 22 janar, pasi u akuzua se kishte qëlluar me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.

Gjuta është arrestuar më 10 shkurt 2015 si i akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, por që në përfundim të hetimeve u lirua, pasi akuzat nuk u provuan.

Të fundit