Flash News

KRYESORE

Pesë ditë pasi u zhvendos në SHBA, 12-vjeçari nga Shqipëri përplaset për vdekje nga kamioni

Pesë ditë pasi u zhvendos në SHBA, 12-vjeçari nga

Një djalë 12-vjeçar që kishte shkuar vetëm pesë ditë më parë në SHBA ka mbetur i vdekur kur biçikletën e tij e përplasi një kamion në rrugë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Garfield, Nju Xhersi (Neë Jersey), ku jeton një komunitet i njohur shqiptaro-amerikan. Policia nuk e ka botuar emrin për shkak të moshës, po një i afërm i viktimës, i cili ka nisur një nismë për mbledhje ndihmash në GoFundMe për shpenzimet e varrimit, ka thënë se emri i tij është Elios Xhemollari.

“Ndërsa familja e tij sapo po mundohej të përshtatej dhe të fillonte një jetë të re këtu, ndodhi tragjedia. Ai u godit nga një kamion, ndërsa po i jepte biçikletës në Lanza Avenue, në Garfield”, shkruhej në shënimin përkatës. “Jemi të gjithë të shokuar dhe zemërthyer”.

Pavarësisht se shoferi 43-vjeçar i kamionit u përpoq ta ndihmonte djaloshin, ai vdiq në vend.

Reagimi nga komuniteti shqiptar ka qenë i jashtëzakonshëm. Gati 70,000 dollarë janë mbledhur në pak orë nga 20,000 që ka qenë synimi i organizatorëve.

Të fundit