Flash News

KRYESORE

Pesë futbollistët që pritet të shkëlqejnë me Bajernin e Mynihut, mes tyre edhe një shqiptar

Ekipi rekordmen i Gjermanisë, Bajerni i Mynihut ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, i cili do të fillojë më 24 gusht kundër Hofenheimit.

Deri tani drejtuesit bavarez nuk janë treguar aq aktiv në merkato sa vitet e kaluara, pasi me ardhjen e trajnerit të ri, Niko Kovaç pritet tu besohet më shumë lojtarëve të talentuar.

Faqja zyrtare e Bundesligës ka bërë një listë me 5 futbollistët e rinjë më të mirë të klubit gjerman, të cilët parashikohët të shkëlqejnë në sezonin e ri.

Pjesë e listës është edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Meritan Shabani se bashku me Renato Sançezin, Lukas Main, Frank Evinan dhe Kristian Fruktel.

“Shabani ka treguar potencialin e tij me ekipin dhe ne jemi të kënaqur që kemi firmosur një kontratë afatgjatë me të.  Çfarë presim ne nga ai? I ngjan pak Hames Rodriguesit dhe Tomas Mylerit, pra një numër 10 që sulmon përpara”, ka thënë drejtori sportiv i klubit bavarez, Hasan Salihamixhiç.

Të fundit