Flash News

KRYESORE

Pesë histori që mund t`i keni humbur për shkak të pandemisë së koronavirusit

Ndërsa bota është e përmbytur nga lajmet për pandeminë COVID-19, jo gjithçka në botë është ndalur. Këtu janë disa histori që mund t`i keni humbur gjatë pandemisë së koronavirusit.

  1. Polonia shënoni 10 vjetorin e rrëzimit të avionit ku vdiq presidenti i vendit

Presidenti polak Lech Kaczynski vdiq 10 vjet më parë në një rrëzim avioni të konsideruar si “tragjedia më e rëndë e vendit që nga Lufta e Dytë Botërore’’. Presidenti polak ishte duke fluturuar për në Smolensk, Rusi për të kryer homazhe ndaj viktimave të ekzekutimeve të kryera në vitin 1940 nga autoritetet sovjetike. Pati dhe 95 të tjerë të vrarë në përplasje përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë, gjeneralë të ushtrisë dhe deputetë që udhëtonin me presidentin.

Kreu aktual i partisë konservatore në pushtet, Jaroslaë Kaczynski, i cili është edhe vëllai binjak i presidentit që vdiq, u bëri homazhe viktimave të premten në Varshavë. Përplasja tragjike tensionoi më tej marrëdhëniet midis Polonisë dhe Rusisë.

  1. Bernie Sanders heq dorë nga fushata presidenciale e vitit 2020 në SHBA

Bernie Sanders i dha fund fushatës së tij presidenciale në SHBA këtë javë. Tërheqja e tij nga konkursi hap rrugën që ish nënpresidenti Joe Biden të bëhet kandidati demokrat për t'u përballur me Presidentin e SHBA Donald Trump në nëntor.

Sanders, një Senator i pavarur nga Vermont, është një social-demokrat i vetë-deklaruar dhe kishte propozuar një platformë përparimtare duke përfshirë sigurimet shëndetësore dhe faljen e kredive studentore.

Megjithë suksesin e hershëm në Iowa, New Hampshire dhe Nevada, Sanders u përpoq të fitonte votën e  afrikano-amerikanëve dhe spanjollëve ndërsa Joe Biden përfshiu disa shtete Jugore.

  1. Një fshat në Ukrainë evakuohet për shkak të një zjarri të madh në pyje afër Çernobilit

Zjarret shpërthyen fundjavën e kaluar pranë Zonës së Çernobilit, duke shkaktuar rritje në nivelet e rrezatimit. Rajoni është akoma kryesisht i papopulluar pas katastrofës bërthamore të vitit 1986.

Por rreth 200 njerëz kanë mbetur duke jetuar në zonë dhe banorët nga një fshat aty afër u transferuan nga shtëpitë e tyre nga policia duke u dërguar në një zonë tjetër.

Zjarri në rajon ka qenë një shqetësim në rritje pasi elementët radioaktivë mund të jenë të pranishëm në tymin e çliruar nga djegia e pemëve, që më pas udhëtojnë në distanca të gjata.

  1. Shoferi i kamionit pranon fajësinë për vrasje të 39 shtetasve Vietnamezë

Një shofer kamioni ka pranuar fajësinë për vrasjen e 39 personave që u gjetën të vdekur në një kamion në Essex në tetor të vitit të kaluar në Angli. Maurice Robinson, 25 vjeç nga Irlanda Veriore, u paraqit në Gjykatën Penale Qendrore të Londrës të mërkurën përmes lidhjes video.

39 viktimat, të gjithë shtetas Vietnamezë, u gjetën nga policia në pjesën e pasme të një kamioni frigorifer në një park industrial në Essex. 31 burrat dhe tetë gratë besohet se kanë paguar trafikantë njerëzish për t'i kontrabanduar në Angli dhe vdiqën nga mungesa e oksigjenit dhe mbinxehja, tha policia.

  1. Mërgimtarët e bllokuar në det në Libi përballen me situatë tragjike

Të paktën 280 migrantë u kapën dhe u kthyen në Libi të enjten, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në një deklaratë, por nuk u lejuan të zbrisnin.

“Situata është tragjike. Qindra njerëz, të drenazhuar pas një udhëtimi të rrezikshëm 72-orësh, do të kalojnë natën në një varkë të mbipopulluar në rrethana të tensionuara," tha Federico Soda, shefi i misionit të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit në Libi.

"Status quo nuk mund të vazhdojë. Nevojitet një qasje gjithëpërfshirëse ndaj situatës në Mesdheun qendror." Stafi nga IOM tha që gratë dhe fëmijët ishin midis atyre që u kapën dhe u kthyen në Libi, por nuk u lejuan të zbrisnin në tokë./Euronews/

Të fundit