Flash News

KRYESORE

Pesë largime te Bayern, klubi më i madh në Gjermani përgatit revolucionin

Pesë largime te Bayern, klubi më i madh në Gjermani përgatit

Revolucion te Bayern! Gazeta gjermane "Bild" raporton se klubi më i madh i Bundesligës po përgatit "skarcimet" e merkatos së verës.

Kësaj here bëhet fjalë për një ndryshim nisur nga themelet. Pesë senatorë të skuadrës kampione pritet të largohen. "Lista e zezë" nis me portierin Manuel Neuer, për të vijuar me gjermanët Thomas Muller e Jerome Boateng dhe për të përfunduar me spanjollët Thiago Alcantara e Javi Martinez.

Pas këtyre largimeve, natyrisht që priten edhe transferime të bujshme. Leroy Sane pritet t'i kushtojë rreth 100 mln euro Bayernit, i prenotuar që në verë nga Manchester City. Kai Havertz është një tjetër talent në lupën e rekordmenëve.

Të fundit