Flash News

KRYESORE

Pesë lloje celularësh iPhone ndalohen me vendim gjykate të shiten në Gjermani

Pesë lloje celularësh iPhone ndalohen me vendim gjykate të shiten

Pesë lloje celularësh iPhone janë ndaluar me vendim gjykate të shiten në Gjermani. Bëhet fjalë për modelet të iPhone nga 7 deri tek X duke i dhënë të drejtë prodhuesit të gjysmëpërçuesve “Qualcomm” në betejën e tij të gjatë juridike kundër Apple për shkelje të patentave.

Ky vendim u mor nga gjykata e Mynihut ditën e djeshme.

“Nëpërmjet këtij gjykimi, shitja dhe qarkullimi i modeleve që nuk kanë licencë ndalohet në Republikën Federale të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e  gjykatës duke cituar modelet iPhone 7, 7 Plus, 8, 8 Plus, dhe X.

Të fundit