Flash News

KRYESORE

Pesë muaj nga vizita në Tiranë, Rama pritet në Prishtinë nga Kurti; Asnjë prenoncim nga palët pas takimit

Pesë muaj nga vizita në Tiranë, Rama pritet në

Sikurse ishte parashikuar edhe në axhendën e tij zyrtare, gjatë vizitës së sotme në Kosovë kryeministri Edi Rama është takuar edhe me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Pjesë e takimit një orësh ka qenë edhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi.

Në takimin, i cili u zhvillua në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Kurti ishte shoqëruar nga Glauk Konjufca, ndërkaq asnjëra nga palët nuk janë prenoncuar për mediat në përfundim.

Kujtojmë se, ky takim mes kryeministri shqiptar dhe kreut të VV, Albin Kurti, vjen 5 muaj pas vizitës së parë dhe të fundit si kryeministër i Kosovës në Shqipëri. Në prononcimin për mediat, asokohe palët u ndalën tek çështja e Minishengenit. I ndodhur përballë deklaratës së Kurtit për një ‘Makroshengen Shqiptar’, Rama theksoi se pa ‘Minishengen Ballkanik’ nuk ka ‘Makroshengen Shqiptar’.

Takimet e sotme të Ramës në Kosovë me drejtues të institucioneve dhe të partive politike, vijnë pak ditë pas ngritjes së akta-kuzës nga Prokuroria Speciale e Hagës kundër presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veseli si edhe disa ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Pas Kurtit, Rama pritet të mbajë një takim edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi rreth orës 18:50. Me pas palët do të prenoncohen për mediat.

Të fundit