Flash News

KRYESORE

Pesë muajt vendimtarë për gjashtë ministra të qeverisë, kërcënohen me shkarkim nga detyra

Pesë muajt vendimtarë për gjashtë ministra të

Gjashtë ministra të rëndësishëm të qeverisë rrezikojnë të shkarkohen nga detyra në muajin shtator të këtij viti. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këta ministra, të cilët janë gjithashtu drejtues të qarqeve, se do të largohen nga detyra nëse nuk mbajnë dot “dy bostanë në sqetull”.

Rama kërkoi më shumë angazhim të strukturave në të ashtuquajturën bashkëqeverisje me qytetarët dhe përgjegjësinë për dështimin e kësaj nisme ia faturoi drejtuesve të qarqeve

“Përgjegjësia mblidhet tek udhëheqësit politik të qarqeve. Disa prej tyre kanë jo dy kunguj, por dy bostanë të mëdhenj nën sqetull, duhet t’i mbajnë. Nëse nuk i mbajnë dot, mësimi i mëparshëm është shumë i qartë, do lënë bostanin e qeverisë dhe do të mbajnë bostanin e partisë”, u shpreh Rama në Asamble.

Gjashtë ministra të qeverisë mbajnë gjithashtu postin e drejtuesve të qarqeve:

Qarku Shkodër – Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm

Qarku Dibër – Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

Qarku Lezhë – Lindita Nikolla, ministre e Arsimit

Qarku Berat – Blendi Klosi, ministër i Mjedisit

Qarku Korçë – Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë

Qarku Vlorë – Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë

Drejtuesit e tjetë të qarqeve:

Qarku Tiranë – Blerina Gjylameti, deputete

Qarku Kukës – Ilir Beqja, deputet

Qarku Durrës – Vangjush Dako, kryebashkiak

Qarku Fier – Gramoz Ruçi, deputet dhe kryetar i Kuvendit

Qarku Elbasan – Taulant Balla, deputet dhe kreu i Grupit Parlamentar

Qarku Gjirokastër – Bledi Çuçi, deputet

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme në qershor. Do shkarkojmë ministrat”

Të fundit