Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pesë shtete të BE-së bllokuese të perspektivës evropiane të Kosovës
Bashkimi Evropian i ka ofruar Kosovës perspektiva evropiane, por krejt kjo mbetet deklarative përderisa nuk bëhen hapa konkret në lëvizjet praktike drejt proceseve integruese, thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Labinot Greiçevci, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare tha se perspektiva evropiane e Kosovës dhe e Ballkanit Perëndimor është premtuar që nga viti 2003, kur është mbajtur Samiti i Selanikut, ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai thotë se në rastin e Kosovës, ‘perspektiva evropiane’ është retorikë e zbrazët nga ana e BE-së, sepse vet traktatet e BE-së nuk krijojnë hapësirë ligjore që Kosova të bëjë progres në anëtarësimin e saj në union, pa u njohur nga të gjitha shtetet anëtare.
Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën si shtet, ku bëjnë pjesë Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia. Me këtë veprim, besohet se ato po e pengojnë seriozisht rrugëtimin e Kosovës në proceset integruese.
“Nëse bëjmë një analizë të progresit të Kosovës nga viti 2003 deri më tani, në procesin e integrimit evropian e shohim sesa pak progres është arritur në këtë drejtim. Pra, pa pasur njohje nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, Kosova nuk mund të lëvizë para në proceset e integrimit evropian”.
“Mund të simulojnë dhe të improvizojnë edhe BE-ja, edhe institucionet e Kosovës, se po bëhet progres në ketë drejtim – ashtu siç kanë bërë deri më tani, por lëvizje përmbajtjesore nuk do të ketë, e sidomos nëse këtë e krahasojmë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha Greiçevci.
Ai mendon se një marrëveshje eventuale finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në fund të vitit 2018, apo në fillim të vitit 2019, do të mund të përshpejtonte integrimin e Serbisë në BE dhe hapjen e një kapitulli konkret për integrim të Kosovës në këtë union.
“Gjithmonë nëse kjo marrëveshje nënkupton njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe lehtësohet dhe garantohet nga BE-ja, SHBA-ja dhe akterë të tjerë relevant në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pra, kjo do të mundësonte integrim të shpejtë të Serbisë në BE dhe hapje, siç e thashë, të një kapitulli konkret për integrime evropiane për Kosovën”, shprehet Greiçevci. Sipas tij, integrimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në pako në BE, do të ishte zgjidhja më e drejtë dhe më strategjike për BE-në.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi të zhvilluar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini ka thënë se ‘rruga e integrimit të Kosovës në BE është e pakthyeshme dhe se Kosova meriton një trajtim të barabartë’.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ilir Deda, anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane tha se perspektiva evropiane e Kosovës është e lidhur me përmirësimin e raporteve me shtetin e Serbisë dhe se rrugëtimi i Kosovës nuk është i njëjtë si i shteteve të rajonit.
Megjithatë, nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, sipas Dedës, paraqet vendosjen e marrëdhënies së parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së.
“BE-ja gjatë gjithë kohës e konfirmon perspektivën e Kosovës. Ajo çka do të thotë është se ne duhet që maksimum brenda 18 muajve ta nënshkruajmë marrëveshjen e obligueshme ligjore për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, për të hapur mundësinë që Kosova të anëtarësohej në Kombet e Bashkuar dhe të fitonte statusin e kandidatit për anëtarësim në të BE, si shtet i pavarur”, tha Deda.
Deputeti Deda, thotë se rrethanat në të cilat ndodhet Bashkimi Evropian duhet të shfrytëzohen nga Kosova, por njëkohësisht edhe të kryhen obligimet që ka vet shteti.
“Nëse marrim parasysh strategjinë e BE-së për zgjerim, e cila do të publikohet në vitin e ardhshëm, strategji kjo që në një mënyrë u dha një datë orientuese Malit të Zi dhe Serbisë për anëtarësim në vitin 2015, ndërsa për vendet e tjera nuk dihet ende se ka ndonjë premtim më konkret. Kështu që ne duhet t’i përmbyllim sa me shpejt çështjet që kanë mbetur të hapura, Demarkacionin në radhë të parë dhe duhet të kemi qasja pro-aktive në këtë dialogun me Serbinë, i cili nënkupton edhe konsensus politik në Kosovë”, tha Deda.
Kanë kaluar gati dhjetë vjet që nga shpallja e pavarësisë dhe Kosova ende po përpiqet të gjejë të ardhmen evropiane, thotë njohësit e integrimeve evropiane.
Njëherësh, Kosova mbetet vendi i vetëm pa liberalizimin e vizave, ndërkohë që nuk ka siguruar ende një afat të qartë kohorë në marrëdhëniet me BE-në, se kur mund të dalë nga ky izolim. (REL)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38